Politika e privatësisë

Të dhënat e tua na duhen vetëm për të përmbushur porosinë dhe për të mbajtur dyqanin në këmbë. Nuk i shesim dhe nuk i japim askund ku nuk është e nevojshme.

Çfarë të dhënash mbledhim?

  • Emrin, mbiemrin, numrin e telefonit dhe adresën, sepse pa to porosia nuk mbërrin dot te ti
  • Emailin, për të të njoftuar se ku ka arritur porosia
  • Historikun e porosive, që të mos të duhet ta rishkruash gjithçka herën tjetër
  • Të dhëna teknike si adresa IP dhe lloji i shfletuesit, që faqja të punojë si duhet dhe të mbrohet nga abuzimet

Kujt ia japim?

Vetëm atyre pa të cilët porosia nuk funksionon: kompanisë së transportit që ta sjell paketën dhe shitësit brenda platformës nga i cili ke blerë. Askujt tjetër.

Sa kohë i mbajmë?

Të dhënat e porosive i ruajmë për aq kohë sa na detyron ligji tatimor. Llogarinë tënde e mbajmë derisa të kërkosh ta fshijmë.

Cilat janë të drejtat e mia?

Në çdo çast mund të kërkosh t’i shohësh të dhënat që kemi për ty, t’i korrigjosh ose t’i fshijmë fare. Mjafton të na shkruash në [email protected] dhe të përgjigjemi brenda pak ditësh.

A përdorni cookies?

Përdorim cookies për të mbajtur shportën, për të të njohur kur kthehesh dhe për të kuptuar cilat faqe shihen më shumë. Mund t’i çaktivizosh nga shfletuesi, por atëherë shporta nuk do të funksionojë si duhet.

Si ju kontaktoj?

GAMA V, Rr. Muhamed Deliu, Pallati nr. 1, Garazhi G10, Lagjja Fresku, Linzë, Tiranë 1001. Email: [email protected], telefon: +355 69 218 2143.