Ke kohë të lirë dhe di të shesësh në rrjetet sociale? Të hapim një dyqan online brenda platformës sonë dhe fiton përqindje nga çdo shitje që sjell.
Si funksionon?
Një dyqan online të lejon t’u shesësh produkte klientëve pa pasur nevojë as për dyqan fizik dhe as për mall në magazinë. Ne i kemi të dyja.
Pas aplikimit të krijojmë një dyqan me adresën tënde, për shembull gamastore.al/emrityt. Shitjet që sjell nga rrjetet sociale i kalon te ai link.
Kush mund të aplikojë?
Kushdo që di të shesë në rrjetet sociale dhe që mund të përgatisë materiale vizuale e tekste për produktet. Përvoja e mëparshme ndihmon, por nuk është e detyrueshme.
Si paguhem?
Shitjet konvertohen në bonuse me bazë përqindjeje. Bonuset janë gati deri më datë 10 të muajit pasardhës.
Çfarë ndodh pasi vjen porosia?
Ti nuk merresh me asgjë tjetër. Stafi ynë e paketon dhe e dërgon porosinë, sipas të njëjtave afate që gjenden te faqja Transporti dhe pagesa.
Si aplikoj?
Zgjidh një produkt nga platforma jonë, krijo një material vizual dhe një tekst për të, dhe na e dërgo. Përgjigjen zakonisht e kthejmë brenda ditës në WhatsApp ose në emailin nga i cili na ke shkruar.
Na shkruaj në +355 69 218 2143 ose në [email protected].
