Garancia GAMA është një shërbim shtesë që e zgjidh problemin shpejt kur produkti ka defekt nga fabrika. Nuk është i detyrueshëm, thjesht të kursen kohë.
Çfarë është saktësisht Garancia GAMA?
Brenda vitit të parë të garancisë, nëse produkti ka defekt fabrike, problemi zgjidhet për 1 deri në 2 ditë. Pa këtë shërbim të duhet të presësh procesin standard: korrieri vjen e merr produktin, ai kalon në servis te ne dhe pastaj kthehet.
Vlen vetëm për defektet e fabrikës. Dëmtimet fizike nuk mbulohen.
A mund ta marr pasi kam blerë?
Jo. Garancia GAMA zgjidhet vetëm në çastin kur shton produktin në shportë, gjatë blerjes.
A vlen edhe për produktin e ri që marr pas zëvendësimit?
Garancia GAMA lidhet me një produkt të vetëm dhe mbaron sapo zgjidhet problemi i atij produkti. Për produktin e ri mund ta marrësh sërish nëse dëshiron, por nuk kalon vetvetiu.
A rimbursohet nëse nuk e përdor?
Jo. Nëse gjatë vitit të garancisë nuk të duhet, vlera e saj nuk kthehet.
