Si paguaj?
Për momentin pranojmë vetëm pagesë cash në dorëzim. Paguan kur e ke produktin në dorë, jo më parë.
Sa kushton transporti?
Kostoja varet nga vlera e porosisë, ndaj sa më shumë të marrësh njëherësh, aq më pak paguan për dërgesën.
- Porosi nën 1.000 Lekë: 300 Lekë
- Porosi mbi 1.000 Lekë: 200 Lekë
- Porosi mbi 3.000 Lekë: 100 Lekë
- Për Kosovën: 4 Euro
Nëse porosia peshon më shumë se 7 kg, shtohen 50 Lekë për çdo kilogram mbi këtë peshë.
Sa vonon porosia?
Në Tiranë
E përgatisim dhe e dërgojmë brenda ditës. Punojmë nga e hëna deri të premten 8:00 me 15:30, të shtunën 8:00 me 12:30. Të dielën pushojmë.
Në rrethe
Posta i merr dërgesat çdo ditë në orën 16:00, nga e hëna deri të shtunën. Çdo porosi e bërë para asaj ore niset po atë ditë, ndërsa ato që vijnë më vonë përgatiten të nesërmen.
Në Kosovë
Porosinë e përgatisim dhe e nisim brenda ditës. Nga çasti që del nga posta, dërgesa zgjat 10 deri në 15 ditë.
