Kur bën një blerje te ne, pranon edhe kushtet e mëposhtme. I kemi shkruar shkurt dhe qartë, sepse askush nuk ka kohë të lexojë faqe të tëra me gjuhë juridike.
Kthimi i produktit
Mund ta kthesh ose ta ndërrosh produktin brenda afatit dhe kushteve që kemi shpjeguar te faqja Kthime dhe ndërrime. Aty gjendet gjithçka: afati, gjendja në të cilën duhet të jetë produkti dhe mënyra e kthimit.
Na thuaj gjithmonë arsyen pse e kthen. Nuk të kërkojmë llogari, thjesht duam të përmirësohemi.
E drejta e autorit
Dizajnet, tekstet, grafikat, udhëzimet dhe përzgjedhjet në këtë faqe janë tonat dhe mbrohen nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit.
Ke të drejtë ta shohësh faqen, të ruash kopje elektronike dhe të printosh pjesë të saj për ta përdorur si burim për blerje. Çdo përdorim tjetër, si riprodhimi për qëllime të tjera, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, kërkon leje me shkrim nga ne.
Kush jemi para ligjit
Jemi subjekt i regjistruar në QKR dhe i paguajmë rregullisht detyrimet ndaj tatimeve e bashkisë. Serioziteti ynë nuk mbaron te faqja e internetit.
Çfarë marrim përsipër
Jemi të detyruar të respektojmë çdo premtim dhe shërbim që publikojmë në gamastore.al. Kushtet mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, por asnjëherë nuk do të fshihen nga faqja dhe as nuk do të ndryshohen pas shpine.
Duke përdorur këtë faqe dhe duke bërë një blerje, tregon se je dakord me këto kushte.
